• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mjekët e familjes nuk do të punojnë disa orë për shkak të vrasjes së mjekut në "Zhelezarë"

Mjekët e familjes nuk do të punojnë disa orë për shkak të vrasjes së mjekut në

Shkup, 25 mars 2024 (MIA)  - Mjekët e familjes të shëndetësisë private sot nga ora 12 deri në 16 nuk do të punojnë në shenjë revolte, pasi të premten kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun para Poliklinikës "Zhelezarë".

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Familjes, Lilija Çolakova Dervishova në një deklaratë për MIA-n, të premten  theksoi se është e nevojshme të miratohet ligj për veprimtari të mjekëve, i cili  saktë do të përcaktojë kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve. 

"I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të miratohet Ligji për Veprimtari të Mjekëve me të cilin do të mbrohet puna e mjekëve. Ne me të vërtetë jemi të indinjuar dhe të tmerruar nga një akt i tillë", tha Çolakova-Dervishova. 

 Edhe Oda e Mjekëve ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të rastit me mjekun e ndjerë.

Mjeku gjashtëdhjetë e shtatëvjeçar është gjetur me plagë me thikë në automjetin e tij në parkingun përballë Poliklinikës "Zhelezarë". Sipas denoncimit në polici, mjekun e kanë gjetur djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR