Mjegull në rrugën Tetovë- Gajre
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Gajre, informon LAMM.
- Post By Fami Bajrami
- 12:52, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Gajre, informon LAMM.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e vendit tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15 nëntor 2024 filloi detyrimi ligjor për pajisje të detyrueshme dimërore të automjeteve pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.
Foto: MIA