• e martë, 20 janar 2026

Mjegull e mëngjesit dhe erë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor

Mjegull e mëngjesit dhe erë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Në vend sot do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri në minus 1, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie në minus 5, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Të premten do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Në ditët e fundjavës do të ketë vranësira të mëdha dhe reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Temperatura e ditës sërish do të jetë në rënie. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR