Mjegull deri në 50 metra në qafat malore Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë
- Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra është regjistruar në qafat malore Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë, njofton LAMM.
- Post By Fami Bajrami
- 12:19, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) – Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra është regjistruar në qafat malore Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë, njofton LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: arkivi i MIA-s