• e premte, 27 dhjetor 2024

Mizrahi: Seanca e parë e Komisionit anketues për onkologjinë është caktuar për nesër

Mizrahi: Seanca e parë e Komisionit anketues për onkologjinë është caktuar për nesër

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi e cila është kryetare e Komisionit anketues për rastin në ISHP Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji, në deklaratën për mediat njoftoi se seanca e parë e komisionit do të caktohet për nesër. Ajo tha se si kryetare e Komisionit anketues do të ofrojë gjithë njohuritë e saj, aftësitë dhe mundin e saj me të gjithë kolegët e tjerë të komisionit si dhe gazetarët për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

"Gjatë ditës së djeshme u votua vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisionit dhe sot, pak më parë nga ana e Sekretarit të përgjithshëm janë emëruar zyrtarisht bashkëpunëtorët dhe zyrtarët parlamentarë që do të jenë pjesë e këtij Komisioni me çka janë plotësuar kushtet për fillimin e punës së këtij Komisioni anketues", deklaroi Mizrahi.

Ajo gjithashtu informoi se sipas vendimit, komisioni do të jetë përgjegjës për përcaktimin e kronologjisë së ngjarjeve dhe rrethanave në ISHP Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji, nëse me skandalin kërcënohen të drejtat elementare njerëzore të pacientëve të trajtuar, përgjegjësia politike, si dhe hartimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve që do të synojnë fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mëtejshme, por edhe përmirësimin sistematik të defekteve në atë klinikë dhe në të gjithë sistemin shëndetësor.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse vërtetohet përgjegjësia politike, do të kërkohet një lloj tjetër përgjegjësie nga Komisioni anketues dhe nëse në komision do të përfshihen drejtorët aktualë dhe ish drejtorët e onkologjisë si dhe zyrtarë të tjerë, Mizrahi tha se me siguri do të thirren në bisedë të gjitha institucionet relevante dhe funksionarë përkatës nëse komisioni vendos një gjë të tillë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR