• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mizrahi do të kërkojë që të vazhdohet afati për punën e Komisionit Anketues për Onkologjinë

Mizrahi do të kërkojë që të vazhdohet afati për punën e Komisionit Anketues për Onkologjinë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Anketues të Kuvendit për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, Rashella Mizrahi sot njoftoi se do të kërkojë vazhdimin e afatit për punën e këtij komisioni dhe të zgjerohet përfshirja e periudhës në të cilën ka të bëjë me punën e saj. 

Në ditën e sotme të fundit për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dëshmitarë për të dytën herë janë thirrur ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, prokurori shtetëror Lubomir Joveski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor (FSHM) Stevo Kërstevski, ndërsa më tutje, siç tha Mizrahi, do të vendoset kërkesa në plenum për zgjerimin e kompetencave dhe punës së Komisionit Anketues. 

Mizrahi në një konferencë për media në Kuvend, Mizrahi theksoi se dje janë publikuar informacione të reja për rastin e Onkologjisë, nga të cilat, siç tha, "mund të konstatohet se bëhet fjalë për dyshime të bazuara për mish të egër të metastazuar në sistemin shëndetësor dhe sundimin e mafies së kancerit". Këto gjetje të reja për zhvillimet në Onkologji, sipas Mizrahit, imponojnë nevojën për të shqyrtuar të gjitha informacionet e reja dhe për të zgjatur afatin e punës së komisionit dhe për të zgjeruar shtrirjen e periudhës së cilës i referohet duke përfshirë periudhën aktuale nga prilli i këtij viti i referohet raportit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

"Këto janë informacione dhe njohuri të reja nga të cilat janë të qarta tri gjëra. Së pari, Fondi i Shëndetësisë urdhëroi dhe nxori një raport që tregon qartë se puna skandaloze e Onkologjisë, dyshimet e bazuara për të fituar para nga kurrizi i pacientëve të sëmurë dhe trajtimi joadekuat i pacientëve me kancer po ndodh edhe sot dhe nuk ka të ndalur. E dyta është se edhe përkundër sasive të mjaftueshme të barnave të ruajtura, shitësit me shumicë të preferuar të qeverisë sërish blenë sasi të mëdha barnash për shuma të shprehura në miliona euro", tha ajo në konferencë për media në Kuvend, para fillimit të seancës së Komisionit.

Siç shtoi Mizrahi, "gjëja e tretë janë njohuritë se ilaçet për të sëmurët nga kanceri në Klinikën e Radioterapisë u ishin dhënë në dorë pacientëve, në çantë të vogël, në kundërshtim me protokollet mjekësore. 

Deri më tani janë marrë në pyetje 49 dëshmitarë dhe ekspertë, ndërsa 10 persona nuk janë paraqitur edhe pse, sipas Mizrahit, ishin ftuar në rregull dhe kishin detyrim. Një pjesë e atyre që nuk janë paraqitur është për shkak të punës në rast përmes Prokurorisë, një pjesë vetë kanë vendosur të mos marrin pjesë, ndërsa e befason, siç theksoi, mospania e sotme e drejtorit aktual të FSHM-së, Mile Sugarev. fc/

Fotografia: Printskrin

 

Фото: МИА Архива

 

QËNDRONI TË LIDHUR