• e premte, 27 dhjetor 2024

Mizrahi: Besoj se ky do të jetë Komisioni i parë anketues që do të kryejë detyrën e caktuar në vendim

Mizrahi: Besoj se ky do të jetë Komisioni i parë anketues që do të kryejë detyrën e caktuar në vendim

Shkupi, 5 tetor 2023 (MIA) - Komisioni anketues për rastin me Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji sot e miratoi Rregulloren për punë. Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi njoftoi se sot do të kontaktohen ish-ministrat e shëndetësisë të cilët do të thirren në bisedë dhe do të jenë të ftuar të marrin pjesë në seancat e radhës të Komisionit. 

Mizrahi në deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës tha se nuk do të lejojë në asnjë moment Komisioni anketues të shndërrohet në organe paragjyqësore. Potencoi se ata janë deputetë dhe politikanë, të cilët, siç tha, do të kërkojnë përgjegjësi politike. Ajo theksoi se kërkojnë përgjegjësi politik dhe se ajo është objektive. 

"Nga e njejta përgjegjësi, gjegjësisht nga konstatimet e Komisionit anketues mund të nxirren përfundime të cilat janë bazë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike në përputhje me nenin 76 të Kushtetutës. Shpresoj dhe besoj se ky do të jetë Komisioni i parë anketues i cili e përfundoi detyrën e caktuar në vendim. Do të caktojë gjetjet dhe do të propozojë zgjidhje, dhe këtë do ta bëjmë në sytë e publikut dhe së bashku me forcën e shtatë – mediat. Presim të kemi përfundime për të vërtetën nëse ka apo nuk ka përgjegjësi, në çfarë mase dhe përgjegjësia e kujt. Pres që këto përfundime të sjellin zgjidhje sistematike që do të evitojnë skandale dhe tragjedi të tilla në të ardhmen", tha Mizrahi. 

Mizrahi potencoi se nëse nevojitet, Komisioni anketues do të punojë çdo ditë, duke përfshirë dhe fundjavat.  qa/ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR