• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mitreski u takua me ambasadorin italian, Andrea Silvestri, në fokus zgjedhjet e ardhshme

Mitreski u takua me ambasadorin italian, Andrea Silvestri, në fokus zgjedhjet e ardhshme

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vend, Andrea Silvestri.

Në takimin, siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, janë shkëmbyer mendime lidhur me obligimet që duhet t'i zbatojë pushteti ligjvënës në periudhën e ardhshme deri në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare.

Ambasadori Silvestri fillimisht e uroi Mitreskin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, duke i dëshiruar punë të suksesshme në periudhën dinamike para zgjedhjeve.

Mitreski e informoi ambasadorin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11-ta janë të parat të rregullta pas shumë vitesh, kështu që Kuvendi do të punojë me kapacitet të plotë në periudhën në vijim, deri në fillimin e fushatës.

Kryetari i Kuvendit bëri me dije se seanca e parë e re plenare është caktuar më 7 shkurt (e mërkurë), pasi Qeveria e sapozgjedhur kalimtare ka njoftuar Kuvendin se materialet tashmë të dorëzuara mbeten në procedurë.

"Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Në këtë kontekst, Mitreski informoi se do t'i shpallë zgjedhjet për president dhe për përbërjen e re parlamentare në përputhje me afatet e parapara me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, që do të nënkuptonte në mesin e këtij muaji, pas së cilës Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të miratojë listën e afateve për zbatimin e veprimeve zgjedhore", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR