• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mitreski: Të bashkuar t’i tejkalojmë të gjitha sfidat

Mitreski: Të bashkuar t’i tejkalojmë të gjitha sfidat

Shkup, 5 maj 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Jovan Mitreski, në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë - Pashkët, kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryedioqeza e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit i Maqedonisë imzot Stefani dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, duke uruar që ditët e festave ta kalojnë me shëndet, gëzim e lumturi të pamasë, të mbushura me paqe shpirtërore dhe harmoni.

“Vuajtjet e Krishtit për njerëzimin dhe ringjallja e tij duhet të na ndihmojnë së bashku dhe të bashkuar për t'i tejkaluar të gjitha sfidat. T’u rezistojmë të gjitha fatkeqësive, t’i tejkalojmë sprovat, të jemi solidarë me njëri-tjetrin dhe t’i hapim zemrat tona drejt dashurisë, dhembshurisë dhe bashkimit të pakushtëzuar”, tha Mitreski.

Me rastin e kësaj feste, siç theksohet në urim, le t'i shfrytëzojmë momentet festive dhe të ndajmë gëzimin dhe lumturinë në familje, midis njerëzve tanë të dashur, miqve, të njohurve, por edhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

“Të ndajmë, t'ia shtrijmë dorën, të përhapim mendime të mira dhe dashuri dhe ta shijojmë jetën. Pashkët, si festë e shpresës, le të sjellë mirëqenie dhe unitet në zemrat tona për të gjithë, pa dallim feje. Së bashku të duam një botë më të mirë, më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim, një botë pa konflikte, me tendencë që të gjitha keqkuptimet t'i zgjidhim me dialog dhe kompromis”, thekson Mitreski në urimin e tij deri te z.z Stefani dhe besimtarët ortodoksë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR