• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mitreski organizoi takim me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO, në Kuvend është duke u përgatitur Deklaratë

Mitreski organizoi takim me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO, në Kuvend është duke u përgatitur Deklaratë

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Kuvendi po përgatit një deklaratë për shënimin e katër vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO, ndërsa sot kryetari i Kuvendit organizoi një takim në Klubin e deputetëve, ku morën pjesë tre ish kryeministra dhe ish ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

"Katër vjet nga anëtarësimi ynë në NATO, është treguar se kemi marrë vendime të guximshme dhe të mençura në interes të një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë për qytetarët tanë. Me tre ish kryeministrat dhe ish ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila shpalosi flamurin tonë në selinë e NATO-s, si dhe me ish deputetë, ambasadorë, bartës të posteve të larta shtetërore, diskutuam për kontributin që secili prej nesh ka dhënë individualisht në këtë proces dhe për rrugën që kemi marrë për të pasur një vend të sigurt sot, veçanërisht në kushtet e agresionit ushtarak jo larg nesh", ka njoftuar Mitreski në Fejsbuk.

Nga kabineti i Mitreskit theksojnë se kjo është një nga takimet që kryetari i Kuvendit e organizon me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO.

Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk se me vendimet e guximshme dhe vendimtare të LSDM-së, Maqedonia e Veriut ka katër vjet që është anëtare krenare e aleancës më të fuqishme ushtarake - NATO-s.

"Në prag të përvjetorit të anëtarësimit në NATO, pata nderin të takoj kryetarin e Kuvendit Jovan Mitreski, ish kryeministrat, ish ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ish deputetët, ambasadorët, si dhe bartës të pozitave të larta shtetërore, patëm rastin të diskutojmë për kontributin e secilit prej nesh në realizimin e gjithë procesit, përfitimet e anëtarësimit, si dhe pozitën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s", ka shkruar Kovaçevski.

Sot, shton Kovaçevski, vendi ynë është faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

"Stabiliteti i sigurisë sjell prosperitet ekonomik dhe investitorët e huaj e njohin Maqedoninë e Veriut si një vend të sigurt për investime. Kjo do të thotë punë më të mira për qytetarët tanë, paga më të larta dhe rritje të standardit të jetesës. NATO ishte qëllimi i parë strategjik dhe ne arrijmë ta përmbushim atë", thekson Kovaçevski.

Ai shpreh besimin dhe fitoren e re më 8 maj, pas së cilës, siç shkruan ai, Qeveria pro-evropiane e LSDM-së dhe koalicionit do ta përmbushin qëllimin e dytë strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian. sa/

Foto: Fejsbuku i Jovan Mitreskit

QËNDRONI TË LIDHUR