• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mitreski: Kuvendi të ndërmarrë hapa urgjent për tejkalimin e problemit me patentat

Mitreski: Kuvendi të ndërmarrë hapa urgjent për tejkalimin e problemit me patentat

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi të ndërmerr hapa urgjent me qëllim që të tejkalohet gjendja që doli nga zbatimi i Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht problemi, i cili u paraqit me patentat, kërkoi kryetari i Parlamentit, Jovan Mitreski, në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

"Ai theksoi se ka paralajmërime se grupet e deputetëve do të dorëzojnë propozime të ndryshme për ndryshimet ligjore, për shkak të së cilës theksoi se grupet e deputetëve duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar që të vihet deri te zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, që do të jetë në interes të qytetarëve, ndërsa e cila në të njejtën kohë nuk do ta dëmtojë respektimin e akteve ndërkombëtare juridike, ndaj të cilave si shtet jemi të obliguar", informojnë nga Kuvendi. 

Nga Kuvendi theksojnë se Mitreski ka paralajmëruar se sot do të inicojë takime me ministrat e punëve të brendshme, të financave, të punëve të jashtme, si dhe me shefin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve.

Njëkohësisht, kryetari i Kuvendit informoi se do të zhvillojë takime ad hok me koordinatorët e grupeve parlamentare për të gjetur bashkërisht zgjidhjen e situatës, njofton legjislativi.

Nga Kuvendi informojnë se Mitreski ka kërkuar nga koordinatorët që t'i informojnë deputetët se nëse ka nevojë do të caktojë seancë urgjente të Kuvendit gjatë ditës së sotme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR