• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mitreski- Filipidu: Avancim i bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral

Mitreski- Filipidu: Avancim i bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral

Shkup, 6 mars 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.

Në takim mori pjesë edhe Dimitris Psjahas, sekretar në ambasadë, informon Pres shërbimi i Kuvendit.

“Duke përshëndetur mbajtjen e takimit, kryetari Mitreski apeloi për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral, veçanërisht pas zgjidhjes së problemit shumë dekadash midis dy vendeve. Takimet e politikanëve dërgojnë gjithmonë mesazh pozitiv për qytetarët dhe ndihmojnë në pasurimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e të tjera në të dyja anët e kufirit”, thuhet në kumtesë.

Në fushën e bashkëpunimit parlamentar, u theksua se formimi i vazhdueshëm i grupeve parlamentare të bashkëpunimit në Kuvend që nga pavarësia jonë e deri më sot dhe në mandatet e fundit, në Kuvendin e Greqisë duhet të zbatohet siç duhet në periudhën në vijim për temat me interes të ndërsjellë.

Ambasadorja e konfirmoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë të deputetëve nga të dy parlamentet dhe informoi për grupin e sapoformuar të miqësisë në parlamentin grek.

“Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për procesin e zbatimit të obligimeve të ndërsjella nga Marrëveshja e Prespës, e cila është juridikisht e detyrueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Greqisë, si dhe për tejkalimin e çështjeve aktuale të hapura nga zbatimi i Marrëveshjes”, informon Pres shërbimi i Kuvendit.

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR