• e martë, 24 dhjetor 2024

Miteva: Me vendim të Qeverisë konfirmohen kushtet për kredinë hungareze, paratë së shpejti në dispozicion për kompanitë

Miteva: Me vendim të Qeverisë konfirmohen kushtet për kredinë hungareze, paratë së shpejti në dispozicion për kompanitë

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Me vendim të Qeverisë u konfirmuan kushtet për kredinë hungareze, për të cilën më herët ishte arritur marrëveshje me bankat që do të thotë se pritet të lëvizë ekonomia, deklaroi në konferencën e sotme për media zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

"Në seancën e Qeverisë të mbajtur më 26.11.2024 është arritur konkluzion lidhur me Propozimin e Ministrisë së Financave për kushtet e linjës kreditore nga kredia hungareze, ndërsa në lidhje për shfrytëzimin e mjeteve nga linja kreditore për investimin e investimeve dhe zhvillimin e kompanive private tregtare. Bazuar në të njëjtën Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore që të ndërmarrin aktivitete lidhur me funksionalizimin e mjeteve nga linja kreditore në kushtet e mëposhtme. Shuma minimale për përdorues deri në 10 milionë euro, afati i shlyerjes nga përdoruesi përfundimtar deri në 15 vjet duke përfshirë një periudhë mospagimi deri në tre vjet, shlyerje tremujore pas përfundimit të grejs periudhës. Norma fikse e interesit prej 1.95 për qind pa tarifa miratimi dhe menaxhimi. Pjesëmarrja e vetme e shfrytëzuesit prej së paku 20 për qind të vlerës totale të investimit", tha Miteva.

Ajo theksoi se mjetet nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e kompanive private tregtare do të dedikohen për financimin e aktiviteteve prodhuese dhe ato mund të përdoren për qëllimet  e mëposhtme: investime në pajisje, siç janë makina dhe pajisje të tjera, pasuri, impiante, fabrika, objekte biznesi të tjera për përdorim, mjete transporti që lidhen me procesin e prodhimit, burime të rinovueshme të energjisë të destinuara për prodhimin e energjisë dhe mjete jomateriale si investimet në zhvillim dhe softuer.

Pagesa do të kryhet në bazë të faturave të dorëzuara nga përdoruesi në mënyrë që të sigurohet kontroll adekuat i përdorimit të mjeteve.

"Duke pasur parasysh se BPV-ja është parashikuar në 16 miliardë, bëhet fjalë për rreth 5 për qind tw BPV-së, fonde që presim të investohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ai është një mjet me të cilin do të luftojmë krizën e mundshme ekonomike dhe me të cilin do të lëvizim ekonominë në përgjithësi", theksoi zëdhënësja Miteva.

Në pyetjet e gazetarëve se kur do të jenë në dispozicion paratë për kompanitë dhe kur mund të dorëzojnë aplikime me plane biznesi në lidhje me kredinë hungareze, ajo tha se pritet që së shpejti pasi të përfundojnë procedurat në banka.

"Kemi informacione se një pjesë e bankave janë dakord për të njëjtën gjë. Në këtë moment po prezantojmë kushtet. Procedura është në vijim, Ministria e Financave do të duhet të transferojë paratë në Bankën Zhvillimore. Kjo e fundit do të duhet të lidhë marrëveshje me bankat, ato marrëveshje të kalojnë në kuadër të autoriteteve kompetente në vetë bankat dhe të jenë të kapshme menjëherë më pas. Presim që kjo procedurë të përfundojë sa më shpejt, duke qenë se ka interesim të madh si nga ekonomia ashtu edhe nga bankat për të marrë pjesë në këtë linjë kreditore", theksoi Miteva. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR