• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Miteva: Deri tani 119 të afërm të të lënduarve që trajtohen jashtë vendit janë larguar me transport dhe akomodim të siguruar

Miteva: Deri tani 119 të afërm të të lënduarve që trajtohen jashtë vendit janë larguar me transport dhe akomodim të siguruar

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Deri tani 119 persona nga familjet e të lënduarve nga zjarri në Koçan janë transportuar dhe akomoduar jashtë vendit, në qytetet ku janë të hospitalizuar më të afërmit e tyre.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva tha se ky numër i anëtarëve të familjeve po ndryshon dhe do të rritet pasi që duke pasur parasysh se do të ketë transport të ri të të lënduarve për mjekim në vendet tjera.

"Deri para një ore unë kisha informacionet e fundit se 119 persona janë transportuar dhe akomoduar në mënyrë të sigurt nga familjet e të hospitalizuarve jashtë vendit. Ende po dërgohen pacientë dhe besoj se ka një ndryshim në këtë numër dhe se është rritur. Me të gjithë do të jemi në kontakt, të gjithëve do t'u sigurohet transporti dhe akomodimi, i cili do të jetë më i favorshëm për ta, në afërsi të spitaleve ku po mjekohen të lënduarit. Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar dhe të paktën për t'i bërë gjërat pak më të lehta për familjet, aq sa mundemi", tha Miteva në konferencën për shtyp.

Potencoi se është kumtuar edhe një numër kontakti që të gjitha familjet mund të kontaktojnë dhe të marrin transportin dhe akomodimin që është e siguruar nga Qeveria.

Vendimin që Qeveria e paralajmëroi është zyrtarizuar dje në seancën ku nga Ministria e Financave është kërkuar që të sigurojë 30 milionë denarë dhe t'ia transferojë Shërbimit të punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) për të ndihmuar në transportin dhe akomodimin e familjarëve të të lënduarve rëndë nga zjarri në Koçan, të cilët po mjekohen jashtë vendit.

Dje pasdite, pasi e kumtoi vendimin e Qeverisë, Miteva tha se vendimi do të vlejë edhe për ata persona të cilët janë larguar para miratimit të tij, gjegjësisht mund në mënyrë retroaktive të marrin pagesë shtesë.

Në lidhje me iniciativat e personave të cilët ofrojnë ndihmë për akomodim jashtë vendit, zëdhënësja u përgjigj se kjo është e natyrshme dhe për t'u përshëndetur.

"Si qeveri nuk do të punojmë kurrë për të parandaluar solidaritetin dhe ndihmën që vjen, ajo është e natyrshme dhe është për t'u përshëndetur", tha Miteva në konferencë për shtyp. rq/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR