• e premte, 27 dhjetor 2024

Misioni vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor do të përfundojë këtë javë, pas së cilës do të publikohen rekomandimet, thotë Gir

Misioni vlerësues për punën  e Këshillit Gjyqësor do të përfundojë këtë javë, pas së cilës do të publikohen rekomandimet, thotë Gir

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Ne duam që vendi të përparojë shpejt në fushën e sundimit të ligjit, qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë këtë dhe KE-ja ka të drejtë ta kërkojë këtë nga një vend kandidat, thotë ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të projektit të ri të financuar nga Bashkimi Evropian "Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit".

"Ka pasur progres në aspektin e sumdimit të ligjit, viteve të fundit, por ka edhe disa çështje të cilat shkaktojnë brengë dhe këtë nuk duhet ta harojmë. Një nga ato çështje  janë edhe ngjarjet gjatë verës, në Këshillin Gjyqësor, dhe si rezultat i atyre ngjarjeve ne sistemuam këtu një mision të përbërë nga kolegët dhe i cili është i obliguar të bëjë rekomandime për përmirësimin e integritetit dhe profesionalitetit. Gjithsesi edhe deklarata e javës së kaluar nga Komisioni Evropian në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, mbi të gjitha, përdorimi i flamurit evropian të cilin ata e konsiderojnë të papërshtatshëm sepse është një nga çështjet që duhet diskutuar dhe rreziku i identifikuar nga Komisioni se ndryshime të tilla mund të çojnë në një rritje të mosndëshkimit. Ne duam që vendi të përparojë me shpejtësi në sferën e sundimit të ligjit, qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë dhe KE-ja ka të drejtë ta kërkojë nga vendi i vet - kandidat", tha ambasadori evropian Gir i pyetur se çfarë aktivitetesh priten nga vendi në lidhje me zhvillimet që shkaktuan shqetësim në Bruksel.

I pyetur se kur mund të priten rezultatet e misionit të vlerësimit të BE-së për punën e Këshillit Gjyqësor, Gir nuk theksoi datë të saktë, por pret që ato të publikohen së shpejti.

"Misioni i ekspertëve përbëhet nga gjyqtarë në pozita të larta ose gjyqtarë me përvojë nga vendet e BE-së, të cilët shqyrtojnë punën e Këshillit Gjyqësor për të dhënë rekomandime për përmirësimin e profesionalizmit, pavarësisë dhe efikasitetit të tij. Misioni do të përfundojë këtë javë, pastaj ata do të kthehen në Bruksel dhe do të diskutojnë zbulimet e tyre me Komisionin. Nuk mund t'ju jap një datë të saktë se kur do të bëhen publike ato rekomandime, por ata e kuptojnë nevojën për të bërë rekomandime të tilla shpejt", tha kreu i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR