• e shtunë, 23 nëntor 2024

Misioni i "Spejs-Iks" shtyhet për shkak të problemeve me kostumet

Misioni i

Uashington, 27 gusht 2024 (MIA) - Misioni me katër persona "Agimi polar" (Polaris Dawn) e "Spejs-Iks" do të shtyhet së paku një ditë për shkak të rrjedhjes së heliumit në pajisje. Kompania e kumtoi sot këtë, disa orë para fluturimit të planifikuar të kapsollës "Kru dragon" (Crew Dragon) nga qendra kozmike "Kenedi".

"Ekipet po e hulumtojnë rrjedhjen e heliumit, ndërsa ekuipazhi akoma është i përgatitur për mision disaditor kozmik", ceket në kumtesë.

Pjesa kryesore e misionit pesëditor do të duhej të ishte hyrje 20-minutëshe në Orbitë - 700 kilometra nga Tokës, që do të jetë dalja më e gjatë deri më tnai. Përndryshe, dalja e parë në Orbitë e kosmonautëve amerikanë ishte kryer në vitin 1965, me kapsollën "Gemini".

Procedurë e ngjashme është planifikuar edhe për "Agimin polar", por ndodhi një aksident.

Ekuipazhi i misionit do t'i testojë edhe kostumet e reja, të holla kozmike të daljes së ardhshme në Orbitë. Miliarderi Xhered Ajzakmen, nënkoloneli i pensionuar i forcave ajrore të SHBA-së, Skot Potet, piloti i misionit, Sara Gilis dhe astronautja Ana Menon do ta ndjejnë dhe shijojnë përvojën kozmike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR