• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misioni i SHBA-së dhe NATO-s: Një Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt, prioritet për NATO-n dhe SHBA-në

Misioni i SHBA-së dhe NATO-s: Një Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt, prioritet për NATO-n dhe SHBA-në

Bruksel, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Mbajtja e një rajoni të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor është prioritet i NATO-s dhe SHBA-së, bëri të ditur misioni amerikan në Aleancë.

“Këtë javë, kemi qenë nikoqir i gjashtë ekspertëve nga Ballkani Perëndimor – nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – në selinë e NATO-s, duke theksuar dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor", theksohet në postimin e Misionit të SHBA-së dhe NATO-s në platformën Iks.

Siç thuhet, gjatë vizitës është potencuar angazhimi i të rinjve mbi paqen dhe sigurinë rajonale si dhe kundërshtimin e ndikimeve malinje, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike.

 

QËNDRONI TË LIDHUR