• e enjte, 26 dhjetor 2024

Misioni i ODIHR ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t'i prezantojë nesër

Misioni i ODIHR ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t'i prezantojë nesër

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Pas vizitës së dy vendvotimeve paraditen e sotme, përfaqësuesja e misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve ODIHR, vlerësoi se fillimi është i mirë por një vlerësim të plotë se si po shkon procesi zgjedhor do të kenë pasi t'i mbledhin në fund të ditës të dhënat nga vendvotimet në të gjithë vendin.

"Deri më tani kam vizituar vetëm dy vendvotime dhe që nga mëngjesi aty gjithçka ka shkuar pa ndërprerë. Për, këto janë vetëm dy na vendvotimet e shumta, kështu që nuk mund të nxjerrim përfundime deri në fund të ditës", deklaroi Xhilian Stirk, e cila e kryeson misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të ODIHR në vend.

Kumtoi se sot kanë më shumë se 200 vëzhgues të vendosur në të gjitha rajonet në vend, si dhe vëzhgues afatgjatë që janë këtu që nga hapja e misionit në fund të marsit. Ai theksoi se janë duke i vëzhguar zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke i vlerësuar sipas obligimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor.

"Po e vlerësojmë kolektivisht të gjithë procesin zgjedhor, nga korniza legjislative e deri te zbatimi aktual  i zgjedhjeve, duke përfshirë edhe financimin e fushatës dhe sigurisht rolin e medias. Nesër do të prezantojmë rezultatet tona fillestare, do të mbajmë konferencë për shtyp, të gjithë janë të mirëpritur të na bashkoheni atje dhe do të ketë një mundësi për pyetje të gazetarëve pas deklaratës të shkurtër që do të jap unë si dhe partnerët tanë nga Këshilli i Evropës", tha Stirk.  ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR