Mishel Obama: Ideja të kandidoj për presidente është e paimagjinueshme
- Bashkëshortja e ish presidentit amerikan Barak Obama, Mishel deklaroi se ideja që ajo të kandidojë për presidente të atij vendi është e paimagjinueshme.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:45, 26 mars, 2025

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) - Bashkëshortja e ish presidentit amerikan Barak Obama, Mishel deklaroi se ideja që ajo të kandidojë për presidente të atij vendi është e paimagjinueshme.
"Kur njerëzit më pyesin, nëse ndonjëherë do të kandidoja? Përgjigjja është jo. E dini, kur më pyesni këtë, nuk e keni idenë se çfarë sakrificash bëjnë fëmijët kur prindërit e tyre janë në atë rol", tha Mishel Obama në podkastin e Kajli Kelsit, transmeton portali Hill.
Ajo tha se dëshira e saj është të mbrojë familjen e saj nga presionet që vijnë nga postet publike.
"Jo vetëm që në atë mënyrë nuk më intereson politika, por edhe mendimi për t'i rikthyer vajzat e mia në qendër të vëmendjes kur ato sapo po vendosin. Mendoj se kemi bërë mjaft", tha ajo, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë kurrë, transmeton portali Foks4.
Në fillim të vitit 2023, disa demokratë dhe analistë politikë spekuluan se Mishel Obama mund të ishte një zëvendësim nëse Xhozef Bajden vendos të mos kandidojë, ndërsa popullariteti dhe ndikimi i saj politik u përmendën si arsyet që demokratët mund të përpiqen ta bindin atë të kandidojë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s