• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mishel: Maqedonia e Veriut ka mundësi reale t'i bashkangjitet familjes evropiane

Mishel: Maqedonia e Veriut ka mundësi reale t'i bashkangjitet familjes evropiane

Bruksel, 20 shtator 2024 (MIA) - Me momentumin e tanishëm në zgjerimin e Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut ka mundësi reale të përparojë në rrugën drejt BE-së dhe t'i bashkangjitet familjes sonë, theksoi kreu i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në kumtimin në Iks kushtuar takimit të tij të djeshëm me kryeministrin, Hristian Mickoski në Bruksel.

"E përshëndes orientimin gjeostrategjik dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE", theksoi Mishel.

Ai në kumtim shtoi edhe se tani është kyçe të zbatohen obligimet nga e kaluara, të respektohen marrëveshjet juridiko-obliguese dhe me vendosmëri të vazhdohet me reformat lidhur me BE-në.

Gjatë vizitës së djeshme të punës në Bruksel, Mickoski, përveç me Mishelin, pati takim edhe me eurokomisarin çër zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me të parin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DP NEAR), Gert Jan Kopman, ndërsa mori pjesë edhe në drekën e punës që për liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor e organizoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen.

Kryeministri Mickoski, gjatë vizitës në Bruksel u shoqërua nga minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe minsitri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. ab/

Foto: X 

QËNDRONI TË LIDHUR