• e enjte, 26 dhjetor 2024

Misajlovski-Gir: Inteksifikimi i bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Misajlovski-Gir: Inteksifikimi i bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Intensifikimi i bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokusin e takimit të sotëm të ministrit të Mbrojtjes Vllado Misajlovski  me ambasadorin e Bashkimit Evropian Dejvid Gir dhe atasheun e mbrojtjes jorezident, Pietro Mostardi në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se ambasadori Gir e uroi ministrin Misajllovski dhe i dëshiroi sukses në punë me pritje për vazhdim të bashkëpunimit të mirë.

Gir e falënderoi që vendi ynë është në top 5 shtetet për kokë banori në botë lidhur me donacionet ndaj Ukrainës.

"Në takim u theksua intensifikimi i bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit me BE-në në fushën e reformave në sistemin e menaxhimit të krizave. Ministri Misajlovski u falënderua për reagimin e shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili ndihmoi në zonën e zjarreve që përfshiu vendin tonë. Ministri e njoftoi ambasadorin edhe për nënshkrimin e letrës së synimit për krijimin e një korridori të harmonizuar për lëvizshmërinë ushtarake, e cila u nënshkrua në Samitin e NATO-s në Uashington", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. sa/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR