• e shtunë, 23 nëntor 2024

Misajlovski në takim me kontakt grupin për Ukrainën

Misajlovski në takim me kontakt grupin për Ukrainën

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot në Ramshtajn, Gjermani mori pjesë në takimin e kontakt grupit për Ukrainën të cilin e ka udhëhequr sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Lojd Ostin, ndërsa në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, mbledhjen e sotme ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, e cila u mbajt në tre seanca, me fjalime të tyre e hapën sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Lojd Ostin dhe presidenti i Ukrainës, Zelenski. Në takim ishte konfirmuar se duhet të respektohen parimet e rendit juridik ndërkombëtar dhe pa dyshim ishte shprehur mbështetje për pavarësinë dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës.

Gjithsej 57 vende ndër të cilat 32 anëtare të Aleancës së NATO-s e përbëjnë kontakt grupin për Ukrainën ku nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës koordinohen përpjekjet për ndihmë dhe mbështetje të Ukrainës.

"Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së Ukrainës dhe qytetarëve ukrainas", theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Siç theksojnë, në margjinat e takimit të kontakt-grupit për Ukrainën, ministri Misajllovski realizoi takime me kolegët e tij nga Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova dhe me zëvendësministren e Mbrojtjes të Rumanisë në të cilat u konfirmua përpjekja për paqe të përhershme në Evropë. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR