• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misajllovski: Situata në Lindjen e Afërt dhe në Ukrainë do të ketë refleksion në tërë Evropën

Misajllovski: Situata në Lindjen e Afërt dhe në Ukrainë  do të ketë refleksion në tërë Evropën

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Situata në Lindjen e Afërt dhe në Ukrainë është shumë shqetësuese dhe do të ketë refleksion jo vetëm tek ne, por në tërë Evropën. Prandaj është e domosdoshme përmes rrugës diplomatike të fillohet dialog dhe të arrihet paqja, theksoi sot minsitri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Kjo është në nivel global, ndërkaq më me rëndësi për ne, siç tha, është situata e sigurisë në shtet të jetë stabile dhe t'i kemi të gjitha informatat e domosdoshme.

"Gjendja tërësisht të ndiqet gjithçka që është hasur në fqinjësi dhe këtu si struktura terroriste. Të dhënat përpunohen në mënyrë operative dhe të gjitha informatat e kapshme i ndajmë me vendet e NATO-s. Nuk ekziston rrezik, por me ato struktura çdoherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe prandaj është mirë t'i ndajmë të gjitha informatat me NATO-n, sepse një pjesë të madhe të tyre i marrim nga Aleanca", tha Misajllovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë llogaridhënies së sotme për 100 ditë Qeveri.

Ne, theksoi, do të ndjekim gjithçka që bën NATO dhe partnerët tanë strategjik.

"Përmes videolidhjes u pashë me tre oficerët tanë të shtabit në Libanin jugor. Ata ndjehen mirë, por situata është shqetësuese dhe çdo ditë është më tensionuese. Edhe pse ndjehen të sigurt, vazhdimisht janë në bunkerë dhe vetëm gjatë ditëve të fundit pati mbi 300 granatime nga të cilat është dëmtuar infrastruktura në afërsi të qendrave komanduese ku janë të vendosur. Ka edhe veprime luftarake në afësri", saktësoi Misajllovski.

Theksoi se pakoja e re e ndihmës për Ukrainën do të jetë në rend dite të mbledhjes së ardhshme të Qeverisë.

"Në takimin në Ramshtajn, i cili është shtyrë për shkak të pamudnësisë që presidenti i SHBA-së të vijë për shkak të uraganit, do të bisedohet për ndihmën për Ukrainën. Pakoja jonë e re e ndihmës për Ukrainën tashmë është në mbledhje qeveritare, por për çka do të dhurohet, dueht të kemi vlerësim. Tani po bëhet me vlerë kontabiliste dhe të tregut, por duhet të kemi edhe vlerësim. Në të kaluarën është bërë përmes Byrosë për ekspertiza gjyqësore. E ka bërë eksperti i cili asnjëherë nuk është paguar dhe nuk i kemi marrë vlerësimet. Tani atë vlerësues e angazhuam në Ministri për të na ndihmuar të kemi raporte cilësore që do t'ua dërgojmë partnerëve tanë. Pas vlerësimit do t'i kalojmë edhe pakot e reja", tha Misajllovski.

Theksoi se në raportin e fundit të NATO-s është cekur se jemi vendi i katërt për nga kontributet për Ukrainën.

"Nga Ukraina kërkohet gjithçka, jo vetëm ndihmë ushtarake por edhe humanitare që mund ta ofrojë secili vend anëtar i NATO-s. Ne do të ndihmojmë, por para së gjithash duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe atë që është e pajisje e nevojshme për Armatën tonë do të bëj gjithçka që të mbetet këtu", potencoi Misajllovski. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR