Misajllovski për MIA-n: Grupe të punës punuan në Ligjin e ri për zjarrfikësit, së shpejti do të dalin me propozim para Qeverisë
- - Ligj i ri për zjarrfikësit në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dorëzohet në Qeveri, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
- Post By Fitore Curri
- 10:26, 23 korrik, 2024
Shtip, 23 korrik 2024 (MIA) - Ligj i ri për zjarrfikësit në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dorëzohet në Qeveri, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
"Ministria e Mbrojtjes në periudhën që vijon do t'i shqyrtojë propozimet për të cilat gjatë disa viteve të kaluara grupet e punës nga më shumë institucione kompetente për këtë problematikë punuan në përgatitjen e Ligjit të ri për zjarrfikësit dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dalë me propozim në Qeveri", thotë Misajllovski.
Përndryshe një pjesë e pagave të zjarrfikësve sigurohen përmes granteve të destinuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Në nivel të shtetit 734 zjarrfikës financohen përmes granteve të destinuara.
Në shuarjen e zjarreve në mbarë vendin marrin pjesë pjesëtarë të Armatës, por edhe një helikopter ushtarak. I pyetur nëse helikopterët e rinj të cilët furnizohen nga firma italiane Leopard do të shfrytëzohen edhe për shuarjen e zjarreve, Misajllovski me përgjigje të konfirmuar.
"Ju informojmë se helikopterët do të pajisen me instalime të gatshme për shuarjen e zjarreve", deklaroi për MIA-n, ministri i mbrojtjes, Misajllovski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s