• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misajllovski: Për 7 për qind më shumë mjete për modernizim të Armatës në vitin 2025

Misajllovski: Për 7 për qind më shumë mjete për modernizim të Armatës në vitin 2025

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) – Në vitin 2025 planifikojmë buxhet të rritur të Ministrisë së Mbrojtjes dhe 37 për qind nga këto mjete ose rreth 8,5 miliardë denarë të dërgohen drejt modernizimit dhe pajisjes së Armatës që është për tre miliardë denarë më shumë se këtë vit, paralajmëroi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. 

Propozim buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025, siç tha, duhet të jetë 2,4 për qind e PBB-së prej të cilëve 37 për qind do të shkojnë për modernizimin e Armatës ose 7 për qind më shumë se deri më tani. 

“Buxhet i rritur nënkupton investime më të mëdha në kapacitetet e mbrojtjes dhe investime në pajisje të reja moderne në përputhje me standardet e NATO-s”, tha Misajllovski në llogaridhënien për 100 ditë Qeveri dhe shtoi se realizimi i buxhetit i Ministrisë së Mbrojtjes për këtë vit është 73 për qind deri më 1 tetor. 

Për momentin, shtoi, më shumë projekte për modernizim janë në fazën e realizimit në përputhje me dinamikën e paraparë. Siç tha, në pajtim me kërkesat e Armatës për momentin në proces të furnizimit janë automjete të lehta të blinduara, transportues të blinduar, pajisje për mbrojtje kundërajrore, helikopterë, makina inxhinierie dhe pajisje për njësitet e tjera. 

“Para dy javësh morëm një pako ndihme prej 13 milionë eurosh nga BE, e cila do të financohet në kuadër të Forumit Evropian të Paqes. Kjo ndihmë përfshin teknologjitë që kanë të bëjnë me inteligjencën, mbikëqyrjen, zbulimin dhe luftën elektronike dhe inteligjencën e komunikimit, pajisjet logjistike dhe inxhinierike, sistemet e komunikimit dhe informacionit, si dhe trajnimin për personelin e nevojshëm”, tha Misajlovski.

Nga nëntori, siç tha, do të jenë funksionalë edhe dy helikopterët Mi 8/17 të cilët ishin në remont. 

Gjatë situatës së krizës me zjarret, siç theksoi ai, më shumë se 300 pjesëtarë të Armatës kanë qenë në gatishmëri me dy aeroplanë të cilët do të shpërblehen siç duhet me transferimin e mjeteve. Me rialokimin e fondeve, shtoi ai, 120 personat që u dërguan në formimin profesional për oficerë dhe nënoficerë tashmë janë pjesë e strukturave të Armatës dhe prej tyre janë graduar 28 toger të rinj. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR