• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misajllovski në takim me drejtorin e Qendrës për bashkëpunim të sigurisë - RACVIAC, Konstantin Mihail Grigorie

Misajllovski në takim me drejtorin e Qendrës për bashkëpunim të sigurisë - RACVIAC, Konstantin Mihail Grigorie

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot kishte takim me drejtorin e Qendrës për bashkëpunim të sigurisë - RACVIAC, ambasadorin Konstantin Mihail Grigorie, kumtoi MB.

Në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes, Misajllovski theksoi se pjesëmarrja e vendit në këtë nismë rajonale, si dhe pjesëmarrja në nismat tjera rajonale, janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, kapaciteteve mbrojtëse, ndërveprimit dhe ndarjes së mësimeve të nxjerra dhe shtoi se ne mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve sipas këtyre nismave.

Drejtori i RACVIAC u falënderua për kontributin e vazhdueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në realizimin e detyrave dhe detyrimeve të RACVIAC dhe e informoi ministrin për aktivitetet e kësaj Qendre.

Qendra është një model efektiv për bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes, e cila që nga themelimi e ka ndjekur misionin e saj parësor – përmes partneritetit ndërmjet vendeve të rajonit, inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore. Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimi me NATO-n dhe BE-në janë motiv më shumë për mbështetjen e plotë të mëtutjeshme të Qendrës, projekteve të saj dhe aktiviteteve të ardhshme", qëndron në kumtesën nga MB. ls/ 

Foto: MB

 

QËNDRONI TË LIDHUR