• e shtunë, 23 nëntor 2024

Misajllovski: Jemi të përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve të armatës

Misajllovski: Jemi të përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve të armatës

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në tribunën shkencoro - eksperte në Shtëpinë e Armatës, kushtuar funksionalitetit të sistemit mbrojtës, i konfirmoi tre qëllimet kryesore për mbrojtjen - intensfikimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe modernizimin e Armatës, respektimin e plotë të obligimeve të Ministrisë ndaj të punësuarve dhe pjesëtarëve të Armatës dhe buxhetimin stabil të mbrojtjes, si bazë për zhvillim, informon Ministria e Mbrojtjes.

"Procesi i modernizimit po zhvillohet në pajtim me të gjitha planet. Po realizojmë me të vërtetë projekte të rëndësishme, me të cilat pajisja e re bashkëkohore, e sofistikuar në pajtim me standardet më të larta të NATO-s, bëhet edhe realiteti i ri", tha Misajllovski.

Ai i ka përmendur projektet për modernizim, si furnizimi me autoblinda të lehta JLTV dhe Stryker, sistemi për mbrojtje kundërajrore Mistral 3, pajisjja artilerike, mirëmbajtjja e flotës ekzistuese të helikopterëve dhe furnizimi me helikopterë të rinj për Armatën.

Ministri u përqëndrua edhe te të punësuarit në Armatë dhe mbrojtje, për të cilët tha se janë profesionistë, të cilët i udhëheqin proceset më serioze në shtet, e në të njëjtën kohë ata janë të parët të cilët dalin në terren në përkrahje të çdo qytetari në vend.

E tërë kjo është realitet, tha Misajllovski, pasi buxheti është stabil dhe është në vijë e sipër. Paralajmëroi se edhe në vitin 2025 buxheti mbrojtës do të rritet, respektivisht do të jetë mbi dy për qind nga Bruto-prodhimi i vendit.

Lidhur me reformën e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim, ministri Misajllovski porositi se mbrojtja është e gatshme t'u japë përkrahje të plotë këtyre reformave.

"Qytetarët, prej nesh presin sistem efikas, të shpejtë, mirë të përgatitur të integruar për mbrojtje dhe shpëtim dhe menaxhim me kriza. Në të vërtetë, stuhitë e zjarrit me të cilat jemi ballafaquar verën e kaluar ishin dëshmi e mjaftueshme se diçka duhet të ndryshojmë, dhe atë tani, menjëherë. T'i detektojmë dobësitë e sistemit dhe bashkarisht të tregojmë se dimë t'i vendism nevojat e secilit qytetar në vend të parë", tha ministri.

Tribuna shkencoro-eksperte është e organizuar nga Klubi i gjeneralëve, ku anëtarësojnë 35 gjeneralë aktivë dhe të pensionuar me përvojë të fituar përmes punës disadekadashe në sistemin e mbrojtjes. Fjalime në tribunë mbajtën profesorë dhe ekspertë eminentë në sferën e sigurisë. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR