• e shtunë, 23 nëntor 2024

Misajllovski: Do të vazhdojë të kryhet prokurimi i helikopterëve nga Italia, i pari pritet vitin e ardhshëm

Misajllovski: Do të vazhdojë të kryhet prokurimi i helikopterëve nga Italia, i pari pritet vitin e ardhshëm

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski sot konfirmoi se do të vazhdojë të zbatohet Marrëveshja për blerjen e tetë helikopterëve nga prodhuesi italian Leonardo, e lidhur në nivel të shtetit me një shtet nga ish-Qeveria dhe i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion që të deklarohet sa më shpejtë për peticionin e dorëzuar në lidhje me prokurimin.

"Sot do të kemi zyrtarisht një grup menaxhues ku do të ketë dy pika për shqyrtim - buxhetin e ri për vitin e ardhshëm ku duhet të planifikojmë të gjitha mjetet dhe gjithashtu të shohim qëllimet e programit për vitin e ardhshëm. Këtu janë të gjitha ato synime që NATO-ja i vendos si obligim, por edhe t'i shqyrtojmë të gjithë hapat tanë të nevojshëm sikur të kishim siguruar mjete për financa shtesë. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje që kushton vërtet shumë me Leonardon për ardhjen e tetë helikopterëve. Dje patëm një takim me ambasadorin dhe atasheun e ri dhe atë të vjetër që iku. Biseduam për shumë gjëra. Tani duhet të formohen ekipe shtesë ku do të fillojë kjo procedurë për të respektuar marrëveshjen", tha Misajllovski në pyetjen e gazetarit se a mbetet dakord që helikopterët Leonardo të fillojnë të arrijnë në vitin 2026.

Ndonëse për këtë temë ka pasur ankesë edhe nga KSHPK-ja, tha se ende nuk kanë marrë informacione. "Po e shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje që ai raport të rishqyrtohet dhe të arrijë tek ne, sepse ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në atë që është lidhur me kontratë, dhe kjo është një blerje e madhe prej mbi 300 milionë euro për tetë helikopterë të rinj. I pari pritet në vitin 2026, ndërsa pjesa tjetër e helikopterëve do të arrijë me kalimin e viteve", tha Misajllovski.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të informojë për të gjitha detajet rreth realizimit të kësaj blerje.

"Më vjen shumë keq që në këtë moment nuk i kemi helikopterët sepse ju e dini se çfarë po ndodh në Maqedoni dhe na duhen shumë, por kështu shkojnë këto prokurime, të lidhura shtet me shtet. Dhe gjithçka që do të ndodhë në mënyrë transparente do të publikohet, për ardhjen e tyre. Ata do të kenë një instalim shtesë për nevojë në rast zjarri, tha Misajlovski pas pranim-dorëzimit të pajisjeve nga Republika e Turqisë për Armatën në kazermën "Ilinden".

Marrëveshje shtet me shtet vendi, theksoi, ka lidhur edhe me Francën dhe me SHBA-në, dhe gjithçka që është nënshkruar do të zbatohet dhe do të paguhet.

Marrëveshja për blerjen e tetë helikopterëve të rinj transportues AW149 dhe AW169M për nevojat e Armatës, në vlerë prej 249,5 milionë euro, është nënshkruar në emër të qeverive të dy vendeve në mars të këtij viti nga ministrat e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe Guido Kroseto. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, krahas prokurimit të tetë helikopterëve që duhet të dorëzohen në periudhën nga viti 2026 deri në fund të vitit 2028, edhe bërë marrëvshje edhe për një pako për mbështetje logjistike, gjegjësisht pajisje, pjesë rezervë, simulator, trajnim të plotë të personelit fluturues dhe teknik dhe ndërtimi i një objekti modern infrastrukturor. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR