Miratohet propozim-ligji për prodhimin organik bujqësor në lexim të dytë
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës sot në mbledhjen e 15-të shqyrtoi Propozim-ligjin për bujqësi organike dhe vendosi ta dërgojë në lexim të dytë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:48, 27 shkurt, 2026
Shkup, 28 shkurt 2026 (MIA) - Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës sot në mbledhjen e 15-të shqyrtoi Propozim-ligjin për bujqësi organike dhe vendosi ta dërgojë në lexim të dytë.
Propozim-ligji ishte pika e vetme e rendit të ditës i trupit amë të punës, dhe harmonizon legjislacionin kombëtar me atë të Bashkimi Evropian.
Gjatë diskutimit, deputeti Sali Murati para Komisionit paraqiti nëntë amendamente, duke përfshirë disa ndryshime teknike në tekst, për të cilat, siç tha ai, synojnë përmirësimin e zgjidhjes ligjore.
Komisioni nuk i pranoi amendamentet e tij.
Pas miratimit të propozim-ligjit në lexim të dytë, ai do të dërgohet për diskutim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. qa/
Foto: skrinshot