• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Miratohet pakoja e ligjeve për pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar

Miratohet pakoja e ligjeve për pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Deputetët sot në kuadër të seancës së 145-të plenare i miratuan ndryshimet e gjashtë ligjeve me të cilat ulen koeficientët e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Me këtë, do të ndalohet rritja e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, por u mbetet rritja e vitit të kaluar prej 78 për qind.

Me ndryshimet ligjore janë përfshirë rreth 1060 persona të zgjedhur dhe të emëruar siç janë presidenti, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Propozim-ndryshimet i dorëzoi grupi parlamentar i LSDM-së, ndërsa dje ndaj paralajmërimeve të tilla reaguan nga Shoqata e gjyqtarëve, Këshilli Gjyqësor dhe Shoqata e prokurorëve publikë.

Për pagat e zyrtarëve që emërohen drejtpërdrejt nga Qeveria dhe që nuk janë të përfshirë me ndryshimet ligjore, shqyrtësohet mundësia ligjore e ndërhyrjes me vendim të qeverisë, ndërsa sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, kjo mund të të bëhet edhe nga bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR