• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miratohen rekomandimet e Takimit të 21-të të Komitetit të përzier parlamentar - RMV dhe BE

Miratohen rekomandimet e Takimit të 21-të të Komitetit të përzier parlamentar - RMV dhe BE

Shkup, 17 maj 2023

Në sesionin e mëngjesit të Mbledhjes dyditore të 21-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE, fokusi ishte në masat për përballimin e ndotjes dhe krizës energjetike; marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal; raporti i Dialogut Zhan Mone; shqyrtimi i draft-amendamenteve dhe miratimi i rekomandimeve, si dhe përcaktimi i vendit dhe datës për mbledhjen e radhës.

Debatin e hapi bashkëkryesuesi i Komitetit, Andreas Shider, ndërsa fjalim hyrës kishte deputetja e RDM-së, Maja Moraçanin, e ndjekur nga Tijs Rojten, anëtar i Parlamentit Evropian nga Holanda, si dhe deputeti Halil Sonpçe.

Moraçanin informoi për masat e ndërmarra për përballjen me ndotjen dhe krizën energjetike nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgatitjen dhe miratimin e Planit të Veprimit Nacional Energjetik të Maqedonisë së Veriut për vitet 2022-2023, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe standardit të tyre jetësor nga ndikimi i drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Mbështetja financiare për konsumatorët vulnerabilë të energjisë elektrike në pajtim me Programin për Varfërinë Energjetike, përmes të cilit subvencionohet konsumi i energjisë elektrike nga personat me të ardhura të ulëta duke ulur faturën e tyre të rrymës.

Ajo foli edhe për masat për uljen e ndotjes së ajrit, planet e zhvilluara për cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave, investimet në fushën e ujërave dhe për mbështetjen e projektit për ndërtimin e stacionit të pastrimit në Qytetin e Shkupit. Pritet edhe miratimi i Propozim-ligjit për aksionin klimatik.

Rojten nga pala evropiane theksoi se masat për përballimin e ndotjes dhe krizës energjetike do të jenë të suksesshme vetëm nëse punojmë së bashku, sepse janë përgjegjësia jonë e përbashkët, nuk ka plan B, ashtu si planeti B është mesazhi që duhet të marrim nga sesioni i sotëm i mëngjesit, që bëjmë për të ardhmen e planetit tonë.

Deputeti Snopçe theksoi se bota po ndryshon dhe BE-ja është qendra e ndryshimeve, duhet gjetur mënyra të tjera për të marrë energjinë, jo vetëm për të zëvendësuar një varësi me një tjetër, por edhe për ta prodhuar atë në shtëpi, kjo do të çojë në ristrukturimin ekonomik.

Shider sublimoi se të gjitha temat e përmendura janë të rëndësishme, natyra dhe klima prekin të gjithë botën jo vetëm BE-në, uji i pastër dhe burimet e pastra janë çështje thellësisht sociale dhe duhet të jemi përgjegjës me to.

Në vazhdim, të pranishmit nga pala maqedonase dhe evropiane i shqyrtuan dhe votuan draft-amandamentet, sesioni rezultoi me miratimin unanim të rekomandimeve.

Janë planifikuar edhe dy mbledhje të tjera, të cilat pritet të mbahen në qershor dhe tetor në lidhje me finalizimin e Dialogut Zhan Mone, ndërsa data e mbledhjes së radhës të KPP RMV dhe BE, Shider propozoi, do të jetë nëntori në Strasburg.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR