• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrria e Drejtësisë: Kuvendi e miratoi Ligjin për sport

Ministrria e Drejtësisë: Kuvendi e miratoi Ligjin për sport

Shkup, 29 shkurt 2024

Ligji u propozua nga Ministria e Drejtësisë dhe me të sigurohet nxitje financiare për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe jo olimpike dhe subjekte të tjera juridike të cilët kanë aktvendim për kryerjen e veprimtarisë  sportive, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira, si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Në mënyrë analoge në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin në pjesën për uljen/stimulimin tatimor, në Ligjin për sport parashikohet nxitje tatimore për subjektet sportive duke futur sistemin e vauçerëve sipas të cilit, saktë do të përcaktohen kompetencat e subjekteve sportive dhe organi i administratës shtetërore kompetent për çështjet në fushën e sportit, si dhe vetë procedurën e dhënies së vauçerëve.

Ministrria e Drejtësisë

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR