• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministrja shqiptare për Evropë dhe Punët e Jashtme, Xhaçka nesër për vizitë në Shkup

Ministrja shqiptare për Evropë dhe Punët e Jashtme, Xhaçka nesër për vizitë në Shkup

Shkup, 26 mars 2023 (MIA) - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç informojnë nga MPJ, tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë Marrëveshjes së arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Krahas takimit me homologun e saj, është paraparë që Xhaçka të realizojë takim edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR