Ministrja Sanja Bozhinovska e vizitoi Komunën e Manastirit
- Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska, e vizitoi Komunën e Manastirit dhe realizoi takim pune me kryetarin e komunës, Toni Konjanovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:46, 28 tetor, 2024
Manastir, 28 tetor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska, e vizitoi Komunën e Manastirit dhe realizoi takim pune me kryetarin e komunës, Toni Konjanovski.
Në kuadër të vizitës, kryetari Konjanovski e njoftoi ministren Bozhinovska me projektet e realizuara, si dhe për projektet të cilat janë në rrjedhë në komunë, ndërkaq kanë të bëjnë me përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë.
"Sot realizova takim produktiv me kryetarin e Komunës së Manastirit, TOni Konjanovski dhe ekipin e tij ku biseduam për projektet e implementura deri më tani dhe zgjidhjet, për mundësitë për përmirësim të efikasitetit energjetik dhe praktikat e qëndrueshme në komunë dhe 5 projektet tashmë të përgatitura me të cilat Komuna e Manastirit ka për qëllim ta fillojë procesin e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër. E përshëndes qasjen proaktive të kryetarit të komunës për integrim të masave për energji ripërtëritëse dhe efikasitet energjetik në programet zhvillimore të Manastirit, posaçërisht për projektin e gazifikimit.. Ky përkushtim harmonizohet me prioritetet tona nacionale dhe na çon një hap më afër të ardhmes më të pastër, më të qëndrueshme energjetike për të gjithë qytetarët", theksoi ministrja Bozhinovska.
Komuna e Manastirit dhe administrata lokale presin mbështetje shtesë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, theksoi kryetari i komunës, Konjanovski.
"Qëllimi ynë si komunë është të sigurojmë efikasitet sa më të madh energjetik të objekteve publike, ndërkaq njëkohësisht t'u japim mbështetje edhe qytetarëve ta bëjnë të njejtën. Në sipërfaqe janë projekte konkrete nga fusha e burimeve ripërtëritëse, kështu që në komunë me hapa të mëdhenj po punohet në realizimin e projekteve nga këto sfera. Më gëzon edhe fakti që ministrja na dha mbështetje pa rezervë gjatë realizimit të projekteve të reja, me çka, krahas efikasitetit energjetik dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë, do të kemi edhe mjedis më cilësor jetësor", deklaroi Konjanovski.
Kryetari i komunës, Toni Konjanovski i dha ministres Sanja Bozhinovska dhuratë rasti, ilustrim nga Heraklea Linkestis. ab/
Foto: Komuna e Manastirit