• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrja Petrovska për vizitë zyrtare në Rumani

Ministrja Petrovska për vizitë zyrtare në Rumani

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Bukuresht do ta fillojë vizitën zyrtare në Rumani. Në ceremoninë me nderimet më të larta do të pritet nga ministri rumun për mbrojtje nacionale, Angel Tilvar, me të cilin do të ketë takim tet-a-tet, pas çka është paraparë edhe takimi i dy delegacioneve.

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Petrovska me ministrin Tilvar do të bisedojë për gjendjen e sigurisë globale dhe evropiane, kontributin e të dy vendeve në përforcimin e sigurisë së Aleancës dhe sigurisë në rjaon, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje.

Në Rumani, në bazën "Otopeni", ministrja Petrovska do t'i vizitpjë ushtarët e vendit tonë të cilët janë pjesë prëbërëse e forcave multinacionale të NATO-s në këtë vend, në kuadër të aktiviteteve për vigjilencën e prëforcuar të Aleancës.

Në këtë bazë, ministrja Petrovska do të pritet nga komandanti i Brigadës multinacionale - Juglindje, gjenerali brigadier Konstantin Nikolaesku, ndërsa do të njoftohet edhe për misionin dhe aktivitetet e forcave multinacionale të Aleancës. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR