• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrja Petrovska në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Ministrja Petrovska në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Tiranë, 4 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, me ftesë të kolegut të saj shqiptar, Niko Peleshi, sot mori pjesë në hapjen e bazës së modernizuar ajrore Kuçovë, e cila është transformuar në bazë ajrore taktike të NATO-s dhe është baza e parë e tillë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo bazë e NATO-s do të përdoret si mbështetje për lloje të ndryshme të operacioneve ajrore të NATO-s, përfshirë ede aktivitetet për patrullim ajror të NATO-s nga ana e forcave ajrore greke dhe italiane.

Petrovsska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, e uroi kolegun e saj shqiptar për hapjen e këtij kapacitetit të rëndësishëm për mbështetje ajrore, duke cekur se të gjitha aktivitetet tëcilat i ndërmarrin vendet e rajonit për përforcim të kapaciteteve ushtarake, përfshsirë edhe modernizimin dhe pajisjen e forcave të atrmatosura, ndikojnë në përforcimin e sigurisë kolektive të NATO-s dhe sigurisë së vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre.

Petrovska e uroi Peleshin për hapjen e këtij kapaciteti të rëndësishëm për mbështetje ajrore, duke cekur se të gjitha aktivitetet që i ndërmarrin vendet e rajonit për përforcim të kapaciteteve ushtarake, përfshirë edhe modernizimin dhe pajisjen e forcave të armatousra, ndikojnë në përforcimin e sigurisë kolektive të NATO-s dhe sigurisë së vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre.

Në solemnitet, nga rajoni, morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes e Kosovës dhe Malit të Zi.

Duke folur në solemnitet, minitri Peleshi i falënderoi kolegët e tij nga vendet fqinje, për bashkëpunimin e shkëlqyeshsëm dhe praninë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të inaugurimit të bazës, e cila, sisç tha, ësshtë "pauri për tërë rajonin. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR