• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ministrja Petrovska në Forumin e sigurisë në Varshavë

Ministrja Petrovska në Forumin e sigurisë në Varshavë

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot dhe nesër, do të merr pjesë në Forumin e sigurisë të Varshavës 2023, një nga forumet më të mëdha dhe më të renomuara në korniza botërore.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska në mëngjes do të merr pjesë në diskutimin në nivel të lartë të quajtur "Evropa në luftë: Përforcimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s", ku do të flasin edhe admirali Rob Bauer, kryesues me Komitetin ushtarak të Aleancës, ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sharec dhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Todor Tagarev, të moderuar nga ish komandanti i Armatës së SHBA-së për Evropë, gjeneral-nënkoloneli në pension, Ben Hoxhis.

Sipas agjendës, ministrja Petrovska nesër do të drejtohet në sesionin e punës të quajtur "Gratë në sigurinë ndërkombëtare" së bashku me disa gra-lidere, mes të cilave edhe ministrja islandeze e Punëve të Jashtme, Tordis Kolbrun Rejkfjord Gilfadotir, ministrja holandeze e Mbrojtes, Kajsa Olongren dhe ministrja britanike e Indopaqesorit, An-Mari Treveljan.

Në Varshavë, ministrja Petrovska do të bisedojë me disa ministra të mbrojtjes të vendeve-aleate në Aleancë, duke përfshirë edhe nikoqirin, ministrin polak të Mbrojtjes, Pariush Blashçak.

Në forumin e sivjemë të Sigurisë, do të marrin pjesë mbi 40 përfaqësues qeveritarë (kryeministra, ministra të mbrojtjes, ministra të punëve të jashtme, ministra për punë evropiane), 40 përfaqësues të parlamenteve, 14 përfaqësues të armatës, nëntë përfaqësues të NATO-s dhe mbi 70 përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, organizata joqeveritare, tink-tenk organizata dhe sektori industrial.

Forumi i sigurisë i Varshavës është një nga konferencat udhëheqëse evropiane në sferën e sigurisë, kushtuar bashkëpunimit transatlantik dhe përgjigjes së përbashkët të sfidave, me fokus në Evropën Qendrore dhe Lindore. Forumi i sigurisë organizohet nga viti 2014, ndërsa deri tani në të kanë marrë pjesë mbi 1.500 përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, sektori joqeveirtar dhe tink-tenk organizata nga mbi 90 vende. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR