• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja Janevska dhe ambasadorja Ulman do ta vizitojnë kompaninë "Rontis" në Veles

Ministrja Janevska dhe ambasadorja Ulman do ta vizitojnë kompaninë

 Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe liderin e ekipit të projektit "Arsim për punësim", Krut Vutrih sot do ta vizitojnë kompaninë "Rontis" në Veles.

Siç njoftojnë nga MASH-i, qëllimi i vizitës është kontrollimi në realizimin e mësimit praktik që kjo kompani organizon për disa nga nxënësit e dy klasave në shkollat ​​e mesme profesionale të qytetit.

Sipas Odës Ekonomike, vizita është në drejtim të vazhdimit të mbështetjes në të mësuarit përmes punës në kompani dhe ngritjen e cilësisë së trajnimeve praktike, me qëllim ruajtjen e vazhdimësisë së regjistrimeve në shkollat ​​e mesme profesionale për shkak të krijimit të kuadrove me aftësi praktike që do t'i përgjigjen nevojave të tregut. Gjatë vizitës që e organizon Oda Ekonomike, do të shihet trekëndëshi i lidhur - nxënës - mentor në kompani - mësimdhënës, që është themelore për realizimin cilësor për trajnim praktik. 

 Fabrika e pajisjeve mjeksore RONTIS në Veles, do të bashkëpunojë me shkollën fillore të Velesit QRAAP Kole Nedelkovski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR