• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Berbok në Shkup

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Berbok në Shkup

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) -  Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut me ftesë të kolegut të saj, shefit të diplomacisë, Bujar Osmani. Gjatë vizitës, krahas takimit me ministrin osmani ajo do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës së saj të parë zyrtare në vend, ministrja Berbok do të realizojë takime edhe me Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.

Pas arritjes, Berbok dhe Osmani do të mbajnë takim sy-më-sy, më pas do të pasojë tkaimi i dy delegacioneve, ndërsa dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Bisedimet mes dy ministrave, siç paralajmërohet, do të përqendrohet në procesin inkuadrues të vendit në BE, mes tjerash edhe në ndryshimet kushtetuese, si obligim i ynë i ndërmarrë për vazhdim të procesit të negociatave me Unionin.

Tema të bisedimeve do të jenë edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve me theks në bashkëpunimin e pasur ekonomik, kryesimin tonë me OSBE-në dhe bashkëpunimi në suaza të Aleancës së NATO-s në dritën e arkitekturës së lëkundur evropiane të sigurisë.

"Vizita e ministres gjermane Berbok interpretohet si sinjal i qartë i Republikës Federale të Gjermanisë për interesin e politikës së jashtme gjermane në drejtim të mbështetjes së përgjithshme të vendit tonë dhe procesit tonë eurointegrues, posaçërisht në vitin në të cilin festojmë jubileun e rëndësishëm - 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë miqësore", qëndron në kumtesë.

MPJ gjermane, sot më herët, për vizitën e ministres Berbok në Shkup kumtoi se fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë në inkuadrimin e vendit në BE, ndërkaq posaçërisht nevoja për ndryhime kushtetuese si hap i domosdoshëm drejt Unionit.

Pas vizitës në Shkup, Analena Berbok të premten do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR