• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska në Takimin vjetor të FMN-së dhe BB-së

Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska në Takimin vjetor të FMN-së dhe BB-së

Shkup, 22 tetor 2024 /9MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska prej sot e deri më 26 tetor do të qëndrojë në Uashington, ku do të marrë pjesë në Takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ndërsa do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare, me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së, si dhe takime dypalëshe me kolegët e tyre, kumtoi Ministria e Financave.

Në kuadër të Takimeve vjetore, ministrja Dimitrieska-Koçoska do të takohet me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hilbers, drejtorin alternativ ekzekutiv, Lluk Drese, si dhe me Zheroen Klik, i cili do të marrë postin e Drejtorit ekzekutiv dhe Marniks van Raj, i cili do të jetë drejtori ekzekutiv alternativ në FMN. Në takime do të marrë pjesë edhe Anet Kjob, shef i misionit të FMN-së për RMV-në. Në takimet do të theksohen hapat e ndërmarra në drejtim të stabilizimit të financave publike, si dhe planet për konsolidimin fiskal dhe sigurimin e rritjes ekonomike.

Me përfaqësues të lartë të Grupacionit të Bankës Botërore do të bëhet fjalë për vazhdimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjen që ka marrë vendi në vitet e fundit. Janë planifikuar takime me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonela Basani, drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Juzhin Rugenat, si dhe drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju.

Gjatë qëndrimit janë paraparë takime të ministres edhe me Alfonso Garsia Mora, nënkryetar rajonal në Korporatën financiare ndërkombëtare - IFC, me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së, në të cilën do të konfirmohet mbështetja e marrë nga Ministria e Financave në realizimin e objektivave të saj programore, si dhe me përfaqësues të institucioneve financiare, me të cilat vendi bashkëpunon në procesin e lëshimit të eurobonove.

Ministrja Dimitrievska-Koçoska gatë qëndrimit të saj të punës në Uashington, do të ketë takim me diasporën e Maqedonisë në SHBA, në të cilin do të ketë mundësinë të diskutojë për mënyrën se si ata jetojnë dhe veprojnë në shoqërinë amerikane, si dhe politikat të cilat zbatohen nga Qeveria e re, të cilat janë në drejtim të përforcimit të lidhjeve me mërgimtarët.

Në takimet e rregullta vjetore, në të cilat merr pjesë ministrja e Financave së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, do të diskutohet për perspektivën ekonomike botërore, stabilitetin financiar global, stimulimin e rritjes ekonomike, ndikimin e ndryshimeve klimatike, si dhe me sfidat ekonomike.

Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore mbahen çdo vit në tetor dhe hapin mundësi për dialog për tema aktuale në korniza globale midis ministrave të Financave, guvernatorëve, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, sektorit civil, akademikëve e tjerë, theksohet në kumtesën e MF-së. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR