• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrja e Financave është e kënaqur nga puna në 100 ditët e para të Qeverisë

Ministrja e Financave është e kënaqur nga puna në 100 ditët e para të Qeverisë

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska-Koçovska është e kënaqur nga puna e 100 ditëve të kaluara duke pasur parasysh se në çfarë gjendje e ka marrë Buxhetin. Ajo thotë se financimi është siguruar për të përmbushur të gjitha detyrimet deri në fund të vitit dhe për të stabilizuar gradualisht financat publike.

 "Bëhet fjalë për mjete prej 20 miliardë denarë të cilat nevojiteshin dhe që me një qasje të përgjegjshme dhe të përkushtuar i gjetëm me ridestinime. Megjithatë që të mund të përgjigjemi në të gjitha sfidat dhe njëkohësisht ta motivojmë ekonominë, e cila gjithashtu pati rezultate të dobëta (vetëm 1,2 për qind rritje në tremujorin e parë), do të risigurojmë edhe 12 miliardë denarë me zgjerimin e deficitit buxhetor. Tashmë dihet, por dua të theksoj se gjashtë miliardë denarë planifikohen për projekte në komuna, me të cilin do të vendosim gjithashtu problemet e banorëve, ndërsa përveç kësaj, vlen të theksohet se me ristrukturimin e kemi mbajtur nivelin e investimeve kapitale në mbi 44 miliardë denarë", tha Dimitrieska - Koçovska. 

 Në 100 ditët e para, sipas ministres së Financave, janë siguruar edhe gjysma e mjeteve për financim të projekteve të komunave dhe për sektorin e biznesit përmes huasë dypalëshe me Hungarinë që u nënshkrua më 8 tetor në Budapest. Huaja, siç theksoi, është marrë me kushte të volitshme prej 3,25 për qind interes, e cila do të kursejë rreth 14 milionë euro në vit në interes dhe kursime në bazë të kostove prej 70 mijë eurosh krahasuar me eurobondin për të cilat kostot e emetimit do të arrinin një milion euro.

 Në pjesën e dokumenteve strategjike, janë miratuar Strategjia Fiskale dhe Strategjia e menaxhimit të borxhit publik dhe Propozim-Buxheti për vitin 2025 është në fazën përfundimtare. Janë miratuar gjjithashtu Ligji për parandalimin e pastrimit të parave, Ligji për Financimin e NJVL-së, Ligji për shpronësimin, si dhe Ligji për buxhetin dhe disa akte nënligjore që janë në fazën e përgatitjes ose në fazën përfundimtare.

Foto: Pritnskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR