• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja Dimitrieska-Koçoska për vizitë në Bruksel

Ministrja Dimitrieska-Koçoska për vizitë në Bruksel

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, sot do të marrë pjesë në konferencën "Vota, zgjedhje dhe lidership: Pikë kthese për Evropën?" në organizim të think-tenkut "Miqtë e Evropës".

Është paraparë ministrja Dimitrieska-Koçoska të flasë në panelin e parë të konferencës të titulluar "Zgjerimi i Evropës: Me cilin çmim dhe me çfarë strukture?", ku do të bëhet fjalë për sfidat aktuale dhe të ardhshme të procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas paralajmërimeve, Dimitrieska-Koçoska do të flasë për reformat që i paraprijnë vendit në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE, të përmbajtura në Agjendën reformuese të miratuar kohë më parë, me ç'rast pritet ta riafirmojë  përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e saj.

Krahas Dimistrioska-Koçoskës, si panelistë në këtë sesion të konferencës janë paralajmëruar edhe ministrja serbe e Eurointegrimeve, Tanja Mishçeviq, ministri frances i Çështjeve Evropiane, Benzhamin Adad, ish-prresidentja korate, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe dekanja e Shkollës parisiene për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ish-ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit, Arança Gonzales Laja.

Siç cekin organizuesit e konferencës, gjatë kthesave gjeopolitike, para së gjithash invazionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian ndodhet në moment kritik me momentum të ripërtërirë për procesin e vet të zgjerimit.

Европската комисија денеска треба да гo усвои пакетот за проширување со извештаите за напредокот на кандидатите за членство во ЕУ за 2023 година, јави дописникот на МИА од Брисел. По нивното

"Ky konsensus i ri dhe ky momentum, në kontrast të ashpër me lodhjen nga zgjerimi para luftës, ofron mundësi të drejtpërdrejtë për reforma strategjike të cilat thelbësisht do ta përmirësojnë gatuishmërinë institucionale dhe koherencën e politikave të BE-së, si dhe do ta lehtësojë zgjerimin e saj", ceket në paralajmërim.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, organizuesit theksojnë se negociatat për pranim të anëtareve të reja do të zhvillohen në rerthana gjithnjë e më komplekse, në kushte kur paralelisht me të menduarit për zgjerim të ri, para BE-së ceken imperativi për integrim të brendshëm si rezultat i pasigurisë globale, si dhe nevoja për aksion të shpejtë dhe të përbashkët në politikën e jashtme, mbrojtëse dhe ekonomike.

"Ambiciet e BE-së në politika të ndryshme me siguri do të duhet të adaptohen në mënyrë që t'i përgjigjen realitetit të ri të Evropës së zgjeruar. Ngjashëm me këtë, qasja drejt zgjerimit do të duhet të dizajnohet në atë mënyrë që t'i përgjigjet ambicies kolektive të anëtareve të tashme dhe të ardhshme. 'Nëse' për zgjerimin evropian duket sikur është zëvendësuar me 'Kur'. Zgjerimi i BE-së kërkon reforma strategjike, koherencë të shtuar të politikave dhe integrim të shpejtë, në mënyrë që të sigurohet se vlerat dhe qëllimet e Unionit mbeten stabile", ceket në paralajmërimin për forumin.

Nga ai aspekt në kushte të rritjes së polarizimit shoqëror dhe fragmentimit politik në BE, çështje kyçe është cilat masa duhet të ndërmerren në mënyrë që të sigurohet se procesi i zgjerimit nuk do t'i rrisë këto ndarje.

Европската комисија повика денеска итно да прекине употребата на оружје во судирот меѓу Иран и САД на Блискиот исток, а инволвираните страни да вложат напори за обновување на дијалогот.

Duke pasur parasysh edhe natyrën shpesh të ngadalshme të reformave në politkën e BE-së, sipas organizuesve, duhet të konstatohen hapa konkret të cilët do t'i ndërmarr Komisioni i ri evropian për ta përshpejtuar integrimin e brendshëm dhe koherencën e politikave në përgatitjet për zgjerimet e ardhshme, t'i konsttaojë prioritetet e Unionit në 10 apo 20 vitet në vijim, dhe të vlerësojë cilat politika evropiane u sjellin më së shumti dobi të gjitha vendeve anëtare, si dhe cilat reforma do të ishin të domosdoshme që me tërë bllokun të menaxhohet me ndikim ekonomik dhe financiar nga vendet e reja anëtare me BPV më të vogël për kokë banori.

Krahas panelit për zgjerimin, në konferencë, mes tjerash do të jenë edhe debatet për ndërtimin e një Evrope sociale, të gjelbër dhe konkurruese, për luftën për trajtim të mbrojtjes së klimës si e drejtët njerëzore, për strategjinë për ripërtëritje të Ukraionësm, për zhvillimin e demorkacisë në epokën digjitale dhe për shfrytëzimin e inovacioneve për përshpejtim të evolucionit industrial të BE-së.

Konferenca është pjesë e aktiviteteve "Miqtë e Evropës" për nxitje të debatit mes palëve të prekura - kreatorëve të politikave, komunitetit afarist dhe shpqërisë civile, me qëllim të krijimit të politikave dhe proceseve të cialt do të krijojnë Evropë më inkluzive, përmbatjësore dhe avancuese.

Krahas pejsëmarrjes në konferencë, është paraparë gjatë qëndrimit në Bruksel, minsitrja Dimittrieska-Koçoska të takohet edhe me përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së (DG NEAR) dhe të Partisë popullore evropiane (EPP). ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR