• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja Bozhinovska u takua me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Ministrja Bozhinovska u takua me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në kuadër të vizitës së punës në Uashington, ka realizuar takim me Alaksandar Kasanov, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin në Departamentin e Shtetit, ku ka marrë pjesë edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, janë këmbyer mendime për gjendjet aktuale në Maqedoni, me theks në gjendjet në sferën e energjetikës dhe angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë për rritjen e vëllimit të investimeve, të cilat pritet në mënyrë të konsiderueshme ta rrisin tranzicionin energjetik të vendit.

Një nga temat kyçe në takimin në Uashington ishte edhe lufta kundër korrupsionit, kumtoi Ministria e Energjetikës, ndërsa, siç thuhet, Bozhinovska ka theksuar se janë hasur gjendje nga Qeveria e re, të cilat në të ardhmen do të jenë lëndë e hetimeve të institucioneve në vend.

"Nevojitet përkrahje e plotë, vendosje e bashkëpunimit efikas dhe ndihmë e SHBA-së, si partneri ynë strategjik në luftën kundër korrupsionit, posaçërisht në pjesën e energjetikës. Vetëm me hapa konkrete si parakusht për anulimin e plotë të krimit, Maqedonia do të përfitojë siguri energjetike dhe sistem stabil elektroenergjetik", tha Bozhinovska në takimin me Kasanov.

Bozhinovska dhe Mexhiti e kanë theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, si dhe vendosmërinë për rritje drastike të invesitmeve në infrastrukturë dhe arsim.

Kasanov ka shprehur përkrahje të fuqishme amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe e ka përsëritur përkushtimin e tyre për ndihmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Ministria e Energjetikës

QËNDRONI TË LIDHUR