Ministrja Bozhinovska do të mbaj fjalim në panelin "Rruga drejt ndërtesave zero- energji në Ballkan"
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska do të mbajë fjalim në panelin "Rruga drejt ndërtesave zero- energji në rajonin më të gjerë të Ballkanit" e cila mbahet në kuadër të samitit klimatik KOP29 në Baku të Azerbajxhanit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:40, 12 nëntor, 2024
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska do të mbajë fjalim në panelin "Rruga drejt ndërtesave zero- energji në rajonin më të gjerë të Ballkanit" e cila mbahet në kuadër të samitit klimatik KOP29 në Baku të Azerbajxhanit.
Kjo ngjarje e rëndësishme, siç kumton ministria, ka për qëllim të hulumtojë mundësitë e rritjes së efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimit dhe të nxjerrë në pah rolin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurinë energjetike në rajon.
Në panel diskutimin përveç ministres Bozhinovska do të marrin pjesë edhe Ivana Zhivkoviq, drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe Komonueltin e Shteteve të pavarura (ZND), Jovana Joksimoviq, ndihmës ministre e Minierave dhe Energjetikës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Evropian, Serbi, Karolina Novak sekretare e shtetit në Ministrinë e Energjetikës së Moldavisë, Euan Lou lider rajonal për Afrikën qendrore dhe jugore/ish lider në dikasterit e sektorit publik për Energjetikë, infrastrukturë, transport dhe industri, Fondin e klimës së gjelbër dhe Ivan Bulatoviq drejtor kryesor ekzekutiv në Elektroekonominë e Malit të Zi dhe Filipo Berardi, specialist i lartë për ndryshimet klimatike, Fondi global ekologjik.
"Paneli do të fokusohet në disa tema kryesore: roli i efikasitetit të energjetikës në përmbushjen e Marrëveshjes së Parisit, barrierat e tregut për teknologjitë efikase në sektorin e ndërtimit, aktivitetet e UNDP-së dhe partnerëve për të mbështetur efikasitetin e energjetikës në objektet publike dhe private në rajon, si dhe rekomandimet nga dokumenti i fundit i UNDP-së "Rruga drejt ndërtesave zero- energji në rajonin më të gjerë të Ballkanit", kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. rq/
Foto: Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale