• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve

Ministrja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

 Takimi, siç informoi sot Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, është fokusuar kryesisht në reformat në sektorin e energjisë që vendi do t'i zbatojë.

 

"Ministrja Bozhinovska u njoftua për projektet aktuale të BEI-së në vend, ndër të cilët ishte edhe interkonektori i gazit që do të kalojë nëpër Maqedoni. U shpreh mirënjohja që BEI është partner i vendit tonë dhe i përkushtohet punës dhe zhvillimit të sektorit energjetik në Maqedoni, me të cilin bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen", thuhet në njoftim. qa/

Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR