• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria nuk ka raport që pacientët me insulinë nuk kanë shirita, thotë Mexhiti

Ministria nuk ka raport që pacientët me insulinë nuk kanë shirita, thotë Mexhiti

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Në Ministri ende nuk është raportuar se ka një problem të tillë, u përgjigj ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në pyetjen e gazetarëve, se pacientët me insulinë nuk kanë shirita, kështu që do të kërkojë përgjegjësi sepse këta persona sipas ligjit duhet të kenë rregullisht edhe insulinë edhe shirita dhe ndodh që diçka mungon.

"Të gjithë pacientët janë të pajisur me gjithçka. Nuk është vetëm kaq tani do të ketë senzorë për herë të parë në vend, në sistemin shëndetësor për ata pacientë me atë lloj sëmundje, që asnjëherë nuk ka pasur deri tani dhe me këtë do të rregullohet çdo gjë normalisht", tha Mexhiti.

I pyetur rreth rimbursimit të parave për ata që kanë blerë vetë shiritat, ai u përgjigj se nëse ka kërkesa të tilla në Ministri, sipas ligjit, do të shqyrtoheshin dhe do të vendosej për to.

Ministri u pyet gjithashtu pse si Ministri  e Shëndetësisë, si dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor, nuk kanë ofruar ndonjë ndihmë për trajtimin e Kikos, për të cilin qytetarët mblodhën mjete financiare, "ndërsa nga ana tjetër, paratë e funksionarëve u rritën, pse nuk u dhuruan"?

"Ne jemi institucione shtetërore, me sa jam informuar nga shërbimet, nuk është bërë kërkesë në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë dhe as në Fond. Deri më tani nuk ka pasur shërbime të tilla apo kërkesa në Ministri për institucionet kompetente. Do ta shqyrtojmë rastin, normalisht familja duhet të bëjë kërkesë... E di që flitet për një sëmundje të rrallë, sëmundje të rëndë, por asnjë kërkesë nuk është paraqitur në institucionet kompetente dhe për të sqaruar, ai rast nuk është trajtuar në shëndetin publik deri më tani. Ata nuk ishin për ekzaminim katër apo pesë vjet. Pra, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh. Këto janë institucione shtetërore shëndetësore dhe duhet të shqyrtohet një kërkesë zyrtare", është përgjigjur Mexhiti.

Ai shtoi se janë gjithmonë aty për pacientët dhe nëse do të kishte një kërkesë të tillë do ta shqyrtonin dhe do të vepronin sipas ligjeve të mbrojtjes. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR