• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministria e Transportit mori 97 licenca në bazë të Ligjit për Ndërtim

Ministria e Transportit mori 97 licenca në bazë të Ligjit për Ndërtim

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) – Nga mbi 1.100 licenca të dhëna, Ministria e Transportit deri më tani ka kryer kontroll të 643 licencave në bazë të Ligjit për Ndërtim dhe Planifikim Urbanistik me çka te 97 licenca është konstatuar se pas dhënies, personat juridikë kishin ndaluar së përmbushuri kushtet ligjore në bazë të të cilave janë dhënë me çka do të merren vendime për marrjen e licencave, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

Siç shpjegoi ai në një konferencë për media në Qeveri, 13 personave juridikë iu është hequr licenca A për kontraktorë të ndërtimeve nga kategoria e parë, 34 personave juridikë u është hequr licenca B për kontraktorë të ndërtimeve të kategorisë së dytë, dy personave juridikë iu është hequr licenca A për mbikëqyrje të ndërtimeve të kategorisë së parë, gjashtë subjekteve juridike u është marrë licenca B mbi mbikëqyrjen e ndërtimeve të kategorisë së dytë, tre personave juridikë iu hoq licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë, 20 personave juridikë iu hoq licenca B për projektimin e objekteve të kategorisë së dytë, dy personave juridikë iu hoq licenca B për shqyrtimin e dokumentacionit të projektit për objektet e kategorisë së dytë, një personi juridik iu mor licenca e udhëheqësit për mirëmbajtjen e objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë, ndërsa 16 personave juridikë u është marrë licenca për përgatitjen e planeve urbanistike.

“Ministria për momentin po zbaton kontroll të të gjitha licencave të dhëna në bazë të Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Planifikim Urbanistik. Ligjet për kontroll nuk janë të qarta dhe nuk janë ekskluzive dhe për këtë kontrolli tani bëhet në bazë të vendimit politik, ndërsa pas përfundimit të procedurave do të vijojnë ndryshime ligjore me të cilat do të ketë detyrë që çdo gjashtë muaj të bëhet kontroll i gjithçka që është dhënë nga ana e institucioneve”, tha Nikolloski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR