• e martë, 17 mars 2026

Ministria e Transportit: Me uljen e shpenzimeve për ndërtimin e infrastrukturës sportive, nxisim investime më të mëdha në sport

Ministria e Transportit: Me uljen e shpenzimeve për ndërtimin e infrastrukturës sportive, nxisim investime më të mëdha në sport

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Ministria e Transportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, përmes ndryshimeve përkatëse në aktet nënligjore ka mundësuar stimuj në pjesën e ndërtimit të objekteve sportive të mbyllura dhe të hapura, pishinave dhe llojeve të tjera të objekteve sportive. Konkretisht, për të njejtat janë ulur shpenzimet për përgatitjen e tokës.

"Përmes uljes së shpenzimeve për ndërtimin e këtij lloji të infrastrukturës sportive, nxisim investime më të mëdha në sport, lehtësojmë procesin e ndërtimit të sallave të reja, këndeve të lojërave dhe objekteve të tjera sportive, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sportit. Kjo përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një infrastrukture sportive moderne dhe funksionale, e cila do të nxisë sportin dhe do ta përmirësojë kulturën sportive në vend dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal", thonë nga Ministria e Transportit.

Me këto ndryshime, Ministria e Transportit mbështet drejtpërdrejt zhvillimin e infrastrukturës përmes realizimit të interesit publik për qytetarët dhe zhvillimin e sportit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR