• e diel, 24 nëntor 2024

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve: Jemi duke e monitoruar në vazhdimësi situatën në M-NAV

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve: Jemi duke e monitoruar në vazhdimësi situatën në M-NAV

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në vazhdimësi e monitoron gjendjen në M-NAV, ndërsa nga aspekti i kompetencave nuk ka kompetencë ligjore që të ndikojë në procedurat e brendshme të punësimit dhe as të ndikojë në pavarësinë financiare të SHA M-NAV, informojnë për MIA-n nga Ministria resore.

"Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në disa raste ka apeluar për bashkëpunim ndërmjet Sindikatës, punonjësve dhe menaxhmentit të Shoqatës. Edhe një herë apelojmë për profesionalizëm dhe ekspertizë në funksionimin e M-NAV, ndërkohë që situata me procedurat administrative në ndërmarrjen nuk guxon të ndikojnë në funksionimin aktual të këtij institucioni jetik për shtetin", thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ata theksojnë se trafiku ajror në vend duhet të zhvillohet pa probleme, në vazhdimësi dhe pa ndërprerje, dhe në këtë drejtim u bëjnë thirrje të gjithë të përfshirëve që të jenë profesionistë dhe të kryejnë funksionin bazë të Shoqatës.

“Për çështjet e brendshme që kanë të bëjnë me procedurat e punësimit, ato duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe nëse ka kundërshtime për procedurat, të zhvillohen në sistemin shtetëror”, tha Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR