• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë këtë vit ka pasur dy herë rritje të rrogës për punonjësit shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë këtë vit ka pasur dy herë rritje të rrogës për punonjësit shëndetësorë

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Këtë vit dy herë tashmë po rriten rrogat e punonjësve shëndetësorë. Njëherë në gjysmën e parë të vitit u rritën për 2000, 2500 dhe 3000 për tre grupe të ndryshme të punonjësve shëndetësorë. Ndërsa tani më 9 tetor pati rritje të re prej 10 për qind, plus është dakorduar pagesa e regresit në fund të vitit, është qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me protestat nga Sindikata e pavarur.

"Absolutisht konsiderojmë se rritja është e rëndësishme dhe Minsitria dhe minsitri Mexhiti që nga marrja e funskionit, fuqishëm angazhohet për të ardhura dinjitoze, ndërkaq dy rritjet janë rezultat, mes tjerash, edhe të këtij angazhimi. Megjithatë, mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë se dy rritje në vit. Minsitria tashmë mbajti disa takime me sindikatat ku u bisedua për këtë temë, me ç'rast hollësisht iu arsyetua qasja e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ndaj rritjeve", ceket në reagimin nga Ministria e Shëndetësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR